BLIC.TV

Petroviq për Listën Serbe: I fituan votat me thasë, por dihet kush pagoi për to

04/05/2019 22:16
nga:FL.B

Kryetari i SLS-së, Sllobodan Petroviq ka folur për Zgjedhjet Parlamentare të vitit 2017-të dhe për parregullsitë e shumta të cilat thotë se i kanë dokumentuar por që askush nuk ka ndërmarrë asgjë.

Ai në një intervistë për “BlicInterview me Astrit Gashin” ka hedhur akuza të shumta ndaj Listës Serbe për të cilët thotë se i kanë fituar zgjedhjet me kërcënime si verbale ashtu edhe fizike.

Sipas tij, rastet i janë paraqitur edhe Policisë edhe Prokurorisë edhe Ambasadave e edhe BE-së që i ka pasur vëzhguesit e vet në Kosovë, por shton se pavarësisht kësaj, nuk ka pasur asnjë reagim ashtu siç duhet e madje thotë se askush nuk është dënuar për diçka të tillë.

Unë u kam thënë shumë qartë edhe të gjithë ambasadorëve. Juve iu kujtohen zgjedhjet, zgjedhjet parlamentare të cilat kanë ngjarë në çfarëdo qoftë por jo në zgjedhje dhe në kuadër të këtij procesi zgjedhor, ka pasur aq parregullsi dhe vepra penale sa deri më sot nuk ka pasur aq shumë të shënuara.

Dhjetëra njerëz kanë humbur punën, sidomos ata që veç nuk kanë dashur ta votojnë Listën Serbe, me qindra veta kanë humbur ndihmat sociale, njerëzit kanë qenë të frikësuar, të kërcënuar madje edhe fizikisht. Ia kemi paraqitur edhe Policisë edhe Prokurorisë edhe Ambasadave e edhe BE-së që i ka pasur vëzhguesit e vet këtu dhe në raportet e saj i ka shënuar këto fakte. Për fat të keq, nuk ka pasur asnjë reagim asht siç duhet, askush nuk është dënuar për diçka të tillë, një veprim të tillë e madje këso lloj njerëzish në Parlament dhe në Qeveri nuk mund të pritet të bëjnë diçka tjetër veçse të sillen kësisoj.” – ka thënë Petroviq.

Ai ia ka drejtuar gishtin Listës Serbe parti për të cilën thotë se ka marrë vota me thasë por shton se ne shtiremi kinse nuk dimë asgjë edhe pse sipas tij, dihet kush i paguan.

Nuk i përgjigjen qytetarëve të Kosovës, ata i kanë marrë votat të themi me thasë, ne disi shtiremi sikur nuk dimë asgjë por e vërteta është se dihet kush paguan për të.” – ka shtuar Petroviq.

/ © GazetaBlic /

04/05/2019 23:28

Petroviq tregon cilat ishin dy qëllimet kryesore të BIA-s serbe kur e ndaluan në kufi