BLIC.TV

Petroviq u falënderohet Policëve të Kosovës, thotë se i është bërë shtëpia si Stacion Policor

04/05/2019 22:28
nga:FL.B

Kryetari i SLS-së, Sllobodan Petroviq i cili ishte sulmuar jo shumë kohë më parë nga një zyrtar i Listës Serbe thotë se i duhet të jetojë në shtëpinë e tij sikur të ishte në stacionin policorë.

Ai ka treguar se nuk e di se sa policë e ruajnë, por është shprehur falënderues ndaj tyre që po e bëjnë një gjë të tillë, ndonëse shton se e gjithë kjo është si rezultat i një politike e cila e ka sjellë në këtë situatë ku ndodhet tani.

Unë duhet të jetoj në shtëpinë time sikur të isha në stacion policorë. Nuk e di se sa polic janë dhe kjo është e domosdoshme tash për tash dhe unë u jam falënderues këtyre njerëzve që për çdo ditë, gjatë gjithë ditës kujdesen për mua dhe ky është një rezultat i një politike të tillë dhe unë as nuk e kam pritur të jetë ndryshe sepse që atëherë u është lejuar një procedurë e tillë e cila fundja, ja ku na ka sjellë.” – ka thënë ai.

/ © GazetaBlic /

04/12/2019 23:18

“Beteja e Koshares u themelua me urdhër të Ahmet Krasniqit”