BLIC.TV

Petroviq: Derisa Vuçiq flet gjithë ditën keq për mua, zoti mos e bëftë por mund të më vrasin

04/05/2019 23:05
nga:FL.B

Kryetari i SLS-së, Sllobodan Petroviq e konsideron si kërcënim serioz Listën Serbe të cilët i akuzon se po japin porosi të qarta për ata që mendojnë ndryshe nga mendësia që ata po duan të krijojnë.

Ai në “BlicInterview me Astrit Gashin” ka folur edhe për qëndrimet e presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq i cili sipas Petroviqit, tri herë në ditë e përmend për të keq. Madje thotë se me gjithë këto qëndrime negative, shumë lehtë njerëzit mund edhe ta vrasin.

Po, kjo është porosi e qartë. Unë e kam kuptuar këtë porosi për të gjithë ata që mendojnë ndryshe nga Lista Serbe dhe nuk ka asnjë dilemë se kjo është pikërisht kështu. Apeli im është jo nga ndonjë frikë personale apo si të them, por thjeshtë për shkak të detyrimit për një jetë më të mirë për secili njeri që jeton këtu. Duhet t’i kuptojmë seriozisht kërcënimet e tilla, nuk janë gjëra të parëndësishme.

Nëse jeni në një situatë ku presidenti i shteti iu përmend tri ditë me radhë në kontekst negativ, kujtdo që i shkon mendja – mos e bëftë zoti, mund të më vras.

Janë këto gjëra që janë parë dhe unë tërheq vërejtjen se çka do të mund të ndodhte. Nuk do të doja t’i ndodhë askujt, por edhe njëherë po e përsëris, janë këto gjëra që kanë ndodhur, që janë parë dhe këtu nuk ka vend për improvizime apo interpretime. Janë gjëra të qarta dhe nuk ka asnjë dilemë që e gjithë kjo është diçka që ka arritur atë nivelin e fundit.” – ka shtuar ai.

/ © GazetaBlic /

04/12/2019 23:18

“Beteja e Koshares u themelua me urdhër të Ahmet Krasniqit”