Lajme

Pesë kandidatët e Lëvizjes Vetëvendosje, që e meritojnë të votohen në zgjedhjet e 6 tetorit!

10/04/2019 19:07
nga:A. R.

Mefail Bajqinovci – Ka qenë ndër gazetarët më me zë në Kosovë. Emisioni i tij vazhdimisht ka qenë zë i dukurive negative në Kosovë.

Bajqinovci, u kyq para disa muajsh në Lëvizjen Vetëvendosje, teksa po shihet si prurja më e madhe e partisë së Albin Kurtit. Ai është zotuar se tani nga Kuvendi do të jetë zë i të shtypurve në vend.

Rexhep Selimi – Njëri ndër themeluesit kryesor të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Ai ishte njëri ndër personat më aktiv në çështje të Kosovës, që nga para, gjatë dhe pasluftës. U bë pjesë e Vetëvendosjes në vitin 2009 dhe për tri mandate radhazi ishte deputet i Kuvendit. Selimi dha kontribut të madh për VV-në dhe kauzat e saj në Kuvend.

Fjalimet e tij kundërshtuese për çështje të ndryshme, si temat për “shkëmbimin e territoreve, demarkacionin, marrëveshjet me Serbinë, ” vazhdojnë të mbahen mend nga opinioni kosovar.

Saranda Bogujevci, njihet si simbolik i sakrificës për lirinë e vendit. Masakra ndaj familjes së saj dhe vetë asaj, bëri jehonë të jashtëzakonshme në botë, e sidomos pasi ajo hapi ekspozitë në Beograd me dëshmi për krimin në familjen e saj.

Bogujevci garon për herë të dytë për tu bërë deputete e Kuvendit.

Glauk Konjufca – Njëri ndër themeluesit kryesor të Lëvizjes Vetëvendosje.

Ai njihet si person që ka veçori në politikbërjen në Kosovë. Fjalimet e tij therrëse në Kuvend, kanë qenë pikat më të fortë të Konjufcës ndër vite.

Hajrulla Çeku, është njëri ndër personat më të njohur të shoqërisë civile në Kosovë. Si ekspert i mjedisit, Çeku ka dhënë një kontribut të madh si profesionist i kësaj fushe, teksa për një kohë kishte qenë edhe zv/ministër në qeverinë e Shqipërisë.

Kohët e fundit, ai ka hyrë në Lëvizjen Vetëvendosje, teksa aderimi i tij është pritur jashtëzakonisht mirë.