Fit&Sexy

Perimet për një dietë perfekte

03/10/2019 12:01
nga:A. R.

Mos prit më gjatë dhe elemino yndyrën e akumuluar në mënyrë të natyrshme dhe pa rreziqe për shëndetin tënd.

Në këtë artikull ju paraqesim perimet që duhet të konsumoni për të humbur peshë e për t’u përgatitur për verën e 2019-s.

Harroni dietat me të cilat mbeteni gjithë kohën të uritur dhe përqendrohuni tek këto perime:

Spinaqi

Kjo lloj perimeje përmban fare pak kalori dhe karbohidrate, por është shumë e pasur me fibra, një karakteristikë thelbësore për të aktivizuar stomakun dhe për të patur tretje më të mirë. Mund ta shtosh spinaqin në vaktet e tua edhe si antipastë, apo sallatë.

Lakra

Lakra përmban shumë fibra dhe protein, ndaj do të të ndihmojë të eleminosh toksinat dhe ndërkohë, është edhe e shijshme.

Brokoli (lulelakër jeshile)

Brokolit kanë cilësi antioksiduese dhe antiinflamatore, të cilat krijojnë një efekt mbrojtës kundër shumë llojeve të kancerit. Këto perime evitojnë kapsllëkun e ndërkohe kanë shumë fibra që ndihmojnë në eleminimin e helmeve të trupit.

Domatja

Përmban sasi të mëdha të likopenës dhe vitaminës C, të cilat ndihmojnë në përmirësimin e funksionit të metabolizmit duke eleminuar yndyrnat.