Lajme

Përfundon takimi VV-LDK, Konjufca thotë se ishte takimi me pajtueshmërinë më të madhe

11/04/2019 17:41
nga:B. D

Ka përfunduar takimi për harmonizimin e programeve ndërmjet Lëvizjes Vetëvendosje (VV) dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), shkruan GazetaBlic.

Takimi kishte filluar në ora 15:00 në selinë e LDK-së, ku temë diskutimi ishte harmonizimi i programeve në fushën e shëndetësisë dhe arsim.

Pas takimit, për medie u deklarua Glauk Konjufca, ai tha se shëndetësia dhe arsimi u diskutua sot dhe sipas tij ka qenë takimi i zhvilluar në pajtueshmëri dhe atmosferë të thellë bashkëpunimi.

“Një nga takimet që kemi pasur pajtueshmërinë më të madhe deri tash”

“Mund të ketë d hapësira të përbashkëta dhe të njëjta që dy subjektet politike i kanë konsideru të rëndësishme, jemi nis nga hapja e fushave për çka kanë nevojë ato p.sh., drejtësia, ekonomia, shëndetësia dhe arsimi, për këto kemi bisedu më shumë”

“Në takimi i radhës do flasim për mirëqenien sociale”

Ai tha se temat më të rëndësishme siç është dialogu do të diskutohet nga krerët e partive.

“Disa tema i kemi lënë të fliten nga nivelet më të larta, si nga Kurti dhe udhëheqësi i LDK-së”

11/12/2019 15:03

​Bashkia e Tiranës sulmon VV-në: Jeni votuar për të qeverisur Kosovën, jo për të…