Sporti

Përfundojnë pjesët e para të ndeshjeve të Ligës së Kampionëve

10/02/2018 19:43
nga:M K

Kanë përfunduar para pak çastesh të dyja ndeshjet e orës 18:55.

Hoffenheim dhe Manchester City po luajnë 1-1 në Gjermani, kurse në Apenine, Juventusi po udhëheq 2-0 ndaj Young Boys Bern, shkruan GazetaBlic.

Për bianconerët mjaftuan dy golat e fantazistit argjentinas, Paolo Dybala, i cili realizoi në minutat 5 dhe 33, për një pushim më të qetë për bashkëlojtarët e tij.

Kurse në duelin Hoffenheim dhe City, vendasit shënuan në minutën e parë përmes Belfodil, për të barazuar më pas Aguero në minutën e tetë.

Mbetet të shihet sesi do të rrjedhin gjërat në fraksionin e dytë, kurse ne do t’iu raportojmë për ç’do ndryshim rezultati.

/GazetaBlic/

06/12/2019 21:47

Caktohet orari i ndeshjeve të fazës paraeliminatore në Champions