Sporti

Përfundojnë pjesët e para në pesë ndeshje, Manchester United – Valenica nisi me vonesë

10/02/2018 21:48
nga:M K

Kanë përfunduar para pak çastesh pjesët e para në pesë nga gjashtë ndeshjet që po zhvillohen prej orës 21:00.

Takimet e orës 18:55 u mbyllën me fitoret e favoritëve, Manchester City dhe Juventus, ndaj kundërshtarëve Hoffenheim respektivisht Young Boys, shkruan GazetaBlic.

Befasia vjen nga kryeqyteti rus, ku CSKA Moska është në epërsi ndaj kampionit aktual evropian, 1-0 me golin e Vlasic në minutën e dytë.

Roma po udhëheq 2-0 ndaj Plzen, derisa Benfica me të njëjtin rezultat po fiton si mysafir i Aek-ut të Athinës.

Shakhtar donetsk ka shënuar krejt në fund të pjesës së parë ndaj Lyonit në Francë, për të shkuar në pushimin mes dy pjesëve me epërsinë në ‘xhep’. Bayern Munchen dhe Ajax po luajnë baras 1-1 në Allianz Arena, kurse ndeshja që nisi me vonesë, Manchester United dhe Valencia është 0-0, kur po rrjedh minuta e 41-të.

/GazetaBlic/

06/12/2019 21:47

Caktohet orari i ndeshjeve të fazës paraeliminatore në Champions