Sporti

Perez ndan 170 milionë euro për njërin nga lojtarët më të mirë në botë

10/09/2019 23:36
nga:M K

Ka qenë i shumëkritikuar nga tifozët madrilenë vitin e fundit.

Kjo pasi skuadra e Real Madridit nuk arriti të fitojë asgjë sezonin që shkoi, me rivalin e përbetuar, Barcelonën që triumfoi në La Liga, shkruan GazetaBlic.

Andaj, kreu i “galaktikëve”, Florentino Perez duket se i ka marrë seriozisht gjërat për ta transferuar yllin e PSG-së, Kylian Mbappe.

Ky i fundit, ishte temë e një diskutimi të kohë pas kohëshëm, pasi lidhej me një largim nga “Parku i Princave”.

Tani, “mbretërit” i kanë “mprerë dhëmbët”, që ta kenë në gjirin e tyre një lojtar si ai. Madje raportohet se Perez ka bërë gati 170 milionë euro.

Gjithsesi, mbetet të shihet nëse në mini-afatin kalimtar të Janarit, apo atë Qershorit, do të ketë ndonjë gjë më konkrete sa i përket kësaj çështjeje.

/GazetaBlic/