Geek

Përdoruesve të ‘Apple’ po iu rrezikohet llogaria bankare

07/09/2019 11:50
nga:Q Sinani

Përdoruesit e Apple janë goditur nga një mashtrim që ka vjedhur qindra dollarë nga llogaritë e tyre.

Konsumatorët e shqetësuar në Zelandën e Re thanë për 1 News se kishin shuma të parave të marra nga llogaritë e tyre bankare, me pagesa që tregonin paratë u transferuan në ‘Apple Sydney’.

Pagesat nuk po i bëhen Apple dhe në të vërtetë dërgohen nga hakerë që paraqiten në emër të kompanisë teknologjike.

Një kliente i tha rrjetit të lajmeve se i ishin marrë 600 dollarë nga llogaria e saj, ndërsa Apple në llogarinë e tyre kanë dhënë këshilla si të mbrohen klientët e tyre.