Lajme

‘Përçahet’ Vetëvendosje edhe në Pejë, shkak vota pro Kryesuesit komunal të LDK-së

10/26/2018 10:40
nga:Gazeta Blic

Këshilltarja komunale e Vetëvendosje, dega në Pejë, Mevlyde Idrizi ka reaguar ndaj partisë së saj, pasi që është akuzuar se ka dhënë votën pro, për zgjedhjen e kryesuesit të LDK-së në Kuvendin Komunal, e ku thuhet se në shkëmbim të votës do t’i punësohej vëllai.

Idrizi përmes një shkrimin e ka bërë të ditur se ajo është dërguar në një komision disiplinor, e sipas saj lajmi se vëllai i saj është punësuar në shkëmbim të kësaj votë është i pa vërtetë. Ajo thotë se vëllai i është punësuar në mënyrë të rregullt.

Në shkrimin e saj, asambleistja e Vetëvendosjes thotë së është quajtur edhe tradhtare. Por ajo kërkon që të tjerët të cilët e linçuan atë të flasin e të tregojnë për punësimet e familjarëve të tyre.

“Ku janë ata të ndershmit që më quanin tradhtare mua, për të mbulurat e të bëmat e veta”, pyet ajo.

Idrizi më tej kërkon edhe përgjigje për linçimin që i është bërë nga vet partia e saj duke thënë; “Kur flet për drejtësi e ligj e shkel drejtësinë e ligjin më shumë se çdokush tjetër”, duke aluduar në atë se dinë të kritikojnë shkelësit e ligjit ndërsa të “bëmat” e tyre i fshehin.

Në fund të shkrimit të saj, ajo lenë të kuptohet se është duke e vazhduar punën si këshilltare komunale.

“Unë vazhdoj me punën time pa u ndalë me ballin lartë, pa ikë nga askush, pa ndërruar rrugën nga askush, pa u frikësuar nga përballja me secilin. Sikur të ndalesha e të dëgjoja secilin çka flet e çka thotë rruga ime do të mbetej në gjysmë”, ka shkruar Idrizi.

Në fotografi: Asambleistja e Vetëvendosjes në Pejë, Mevdyle Idrizi.

Më poshtë e gjeni reagimin e plotë të Mevlyde Idrizit në Facebook, pa ndërhyrje:

Kur u punesua vellau im me konkurs te rregullt, si çdo qytetar qe ka te drejte punesimi, une u quajta edhe tradhetare, edhe u linqova me fjale fyese, se paskam shit voten edhe shkova ne komision disciplinor, edhe u larguan dy tre miq qe nuk e dinin te verteten po merreshen me te shtime e me te ndime, pastaj disa aktivist prap pa ditur fare te verteten, edhe u heshten disa te tjere.

Po pse pra po heshten karshi atyre qe qenkan te ndershem qe punesuan vajzen, djalin, vajzen e vllaut, djalin e vllaut, djalin e motres, nusen.

A ka ardh koha me fol me letra hapur e me fakte, apo veq me rrena e dallavere.

Kur njerezit ndrrojne me te ndime e me te shtime
Kur patriot e tradhetar behesh brenda dite apo nate

Kur i njollosuri perpiqet te te njollos per me i ba shok vetit
Kur per dikend je nene, e per dikend njerke

Kur flet per drejtesi e ligj e shkel drejtesin e ligjin me shume se çdokush tjeter
Kur flet per padrejtesi, e me se shumti vet ben padrejtesi

Kur flet per barazi gjinore dhe barazise gjinore i ben me se shumti diskriminim
Kur flet per pune, e pune askund, asnje levizje

Kurr rren e shpif pa fakte e te paverteta, dhe e verteta eshte krejt ndryshe
A ka ardh koha me fol me letra haptazi dhe me u perballe ne kater sy ata qe shpifen e mashtrruan.

Une di te hesht gjate per hir te dikujt apo diqkaje madhore, por kur flas di te hesht te gjithe ata qe me quajten tradhetare, pa asnje arsye, vetem me shpifje, ata qe kurr nuk i dhane asgje ketij vendi, perveq morren, ata qe te gjitha humbjet i quajten fitore, ata qe perpiqen te njolloson te tjeret e njollat e vetvetes nuk u hiqen kurrë.

Ku jane ata te ndershmit qe me quanin tradhetare mua, per te mbulurat te bemat e veta.

Ku jane?

Pse po heshten punesimet e te tjereve?

As pune as aktivitet, asnje levizje pozitive, perveq kthim prapa.

Une vazhdoj te jem ajo qe isha gjere me sot, e sinqerte, pa rrena pa dallavere, pa u be sahanlepires i askujt, pa ja mbajt zhagin askujt, ajo e pandryshueshmja
E di qe nuk ju pelqejne keto qe i thashe, por ka edhe shumeçka per te thene, me shume se shume, se vertete eshte ba boll gjithçka.

Une vazhdoj me punen time pa u ndale me ballin larte, pa ik nga askush, pa nddru rrugen nga askush, pa u frikesu nga perballja me secilin.

Sikur te ndalesha e te degjoja secilin çka flet e çka thote rruga ime do te mbetej ne gjysem.

Rrespekt per te gjithe ata qe vertete me kritikuan, sygjeruan, me udhezuan, e bashkepunuan. Kritika e mirefillte eshte bashkepunim. Askush nuk eshte i pagabueshem, e as une. Askush nuk eshte ideal, e as une.

Nuk jam e pagabueshme, por jam shume ndryshe.
Me pune e me sinqeritet arrihet shumëçka.
Me shpifje e trillime bash asgje, veq kthim prapa.
Une nuk e kthej koken prapa, une vazhdoj perpara me ballin larte.

Burime të “Gazetës Blic” në Kuvendin Komunal të Pejës kishin bërë të ditur se ishte pikërisht partia e Albin Kurtit, ajo e cila po e mbante të fshehët këtë lajm, pra largimin- dërgimin e Idrizit në komision për shkak të dyshimeve se dha votën pro, në shkëmbim të një vendi të punës për të vëllain.

“Mevlyde Idrizi është dërguar në Komisionin Disiplinor qendra e Pejës, arsyeja është se Idrizi ka votuar pro zgjedhjes së kryesuesit në Kuvendin Komunal”, i tha ky burim “Gazetës Blic”.

Gjithmonë sipas këtyre burimeve, asamblesitja e Vetëvendosjes nuk është thirrur fare nëpër mbledhje të partisë.

Sekretari Organizativ i Vetëvendosjes në Pejë, Besnik Zeqiraj.

Theksojmë së “Gazeta Blic”, ka ditë të tëra që është përpjekur të marrë një përgjigje në lidhje me rastin edhe nga Sekretari Organizativ i Vetëvendosjes në Pejë, Besnik Zeqiraj. Ai fillimisht u lajmërua më pas tha se do të na përgjigjet për pak orë, por, një gjë e tillë nuk ndodhi.

Zeqiraj i ka ikur përgjegjësisë duke mos dhënë asnjë përgjigje.

Në anën tjetër “Gazeta Blic” ka tentuar të flasë edhe me të apostrofuarën, Mevlyde Idrizi, por, as ajo nuk i hapur telefonin redaksisë.

Kujtojmë se edhe në muajin janar të këtij viti, Vetëvendosje kishte pasur një reagim kundër këshilltares komunale, Mevdyle Idrizi e cila kishte votuar pro kandidatin të LDK-së, Islam Husaj për kryesues të Kuvendit Komunal në Pejë.

Idrizit i ishte tërhequr vërejtja që të i shpërfillte rregullat e partisë.

/GazetaBlic/

 

Vetëvendosje distancohet nga veprimi i asmbleistës Mevlyde Idrizi

 

05/24/2019 23:03

Gashi skeptik që do të ketë koalicion mes LDK-së e VV-së: Do të provokonte zgjedhjet