Lajme

PDK: Vetëvendosje po blen vota në Prizren

10/06/2019 12:33
nga:M K

Partia Demokratike e Kosovës ka akuzuar Lëvizjen Vetëvendosje për blerje të votave në Prizren.

Në bazë të informacioneve të PDK-së nga terreni, të raportuara nga komisionerët dhe vëzhguesit e akredituar nga KQZ-ja, informohet opinioni i gjerë publik se Lëvizja Vetëvendosje nga ethet dhe frika e kapluar për humbjen që do ta pësojnë sot nga sovrani, ka filluar me të madhe, madje edhe në mënyrë publike blerjen e votave në Prizren, thuhet në komunikatë.

Rasti është raportuar në polici, ka ndodhur rreth orës 10:00 në Qendrën e Votimit 2003a, në ambientet e SHFMU “AbdylFrashëri”, është zënë në flagrancë një aktivist i VV-së, duke blerë vota.

Personi i njëjtë është zënë edhe duke fotografuar votën në vendvotim me telefon, në të cilin kishte të ngjitur sloganin e VV-së, thuhet në njoftimin e Partisë Demokratike.

Për rastin në fjalë, personin e zënë në flagrancë, Policia e Kosovës e ka shoqëruar në
stacionin policor, i cili në këto momente është duke u intervistuar, sipas procedurave ligjore në
polici.

PDK, Dega në Prizren shpreh shqetësimin për rastet në fjalë, andaj ju bën thirrje qytetarëve
të Komunës së Prizrenit, që të mos bien preh e manipulatorëve të vullnetit të popullit, por ta
shfrytëzojnë të drejtën e tyre ligjore dhe qytetare, për të votuar lirshëm dhe sipas bindjeve të tyre.

PDK, në Prizren gjithashtu u bën thirrje institucioneve kompetente policisë dhe prokurorisë, që të ndërmarrin të gjitha veprimet e duhura ligjore për eliminimin e parregullsive
eventuale në procesin zgjedhor.

12/12/2019 00:09

“LDK e zuri në befasi Vetëvendosjen”