Sonte Partia Demokratike e Kosovës e ka përmbyllur fushatën në Ferizaj, njofton Klan Kosova.
Aty ishte edhe kryetari i kësaj partie, Kadri Veseli, i cili tha se më 19 nëntor do të votohet për ndryshimin në Ferizaj.
“Qytetarët do ta vulosin fitoren e Agim Aliut dhe do ta bëjnë kthesën e madhe për jetën dhe ekonominë e Ferizajt”, ka shkruar Veseli në profilin e tij pas tubimit.
“Asnjë fitore për Partinë Demokratike të Kosovës nuk është privilegj, por përgjegjësi për të qenë sa më afër qytetarëve dhe për t’iu shërbyer sa më mirë atyre”.