Lajme

Pas vendimit të PZAP-së, vjen reagimi i ashpër nga Lëvizja Vetëvendosje

11/11/2019 15:31
nga:Gazeta Blic

Vendimi i PZAP-së, që të anulojë votat nga Serbia ka nxitur reagimin e ashpër të Lëvizjes Vetëvendosje.

Përfaqësuesi i kësaj lëvizjeje në KQZ, Adnan Rrustemi e ka quajtur vendim politik vendimin e PZAP-së që të aprovojë kërkesën e Nismës, raporton Gazeta Blic.

Njoftimi i plotë:

Kam menduar që PZAP nuk mundet me më befasu më shumë, por jo. Vendimet e sotme që veç ligjore e juridike nuk jane, heshti çdo parim e dispozitë ligjore. Vendime politike, pa asnjë bazë e pa asnjë hetim e verifikim në QNR, që kthejnë mbrapsht gjithçka.

Për tri vota të pavlefshme, PZAP ka shkuar në QNR dhe ka hetuar gjithë ditën, kurse për rreth 1500 kuti dhe largimin nga rezultati të disa votave, nuk kanë marrë as mundin që të vizitojnë QNR-në.

Ne vazhdimisht kemi kundërshtuar mënyren e regjistrimit e votimit nga Serbia. Madje kur të tjerët miratonin, unë kam bërë ankesa në PZAP e deri në Gjykatën Kushtetuese – të gjitha i refuzonin, sepse nuk ju duhej për aranzhmane politike të këtij lloji, por ju duheshin edhe për ta votuar Qeverinë. Tani u kujtuan që t’i heqin votat nga Serbia, mirë shumë. Por çfarë do të bëjnë me vendimet e tyre të mëparshme, të kundërta më këtë e për të njëjtën çështje.

Intenca për ta dëmtuar e devalvuar procesin zgjedhor, janë akti më antikushtetues ndaj demokracisë. E sendërtimi i rezultateve zgjedhore, me vendime politike: hiq një copë aty, e vendos këtu, janë goditje ndaj vullnetit të votuesve.

Ndryshe, nëse Nisma e kalon pragun, atëherë dy deputetë do të kenë më pak VV e LDK, derisa nga një më pak PDK e AAK.

Ekskluzive: PZAP aprovon kërkesën e Nismës Socialdemokrate që të përjashtohen 3 mijë vota nga Serbia

12/06/2019 00:25

Avdullah Hoti: Nëse LDK nuk arrin koalicion me Vetëvendosjen, atëherë ky do të jetë pozicioni ynë si parti