Lajme

Pas numërimit të votave nga jashtë: Nisma, po e kaluam pragun me 5.012%

11/01/2019 21:01
nga:Gazeta Blic

Nisma për Kosovën ka reaguar përmes një njoftimi të lëshuar për media.

Kjo parti njofton se e ka kaluar pragun zgjedhor, duke marrë me 42 mijë vota.

Sipas njoftimit të lëshuar për media, Nisma thotë se pa votat e kontrbanduara nga Serbia, kanë marrë 5.012% të votave, raporton Gazeta Blic.

Njoftimi i plotë:

Pas përfundimit të numërimit të votave të rregullta, atyre me kusht, votave të ardhura nga diaspora me kohe dhe atyre me vonesë Nisma dhe koalicioni ynë ka marrë mbi 42 mijë vota apo 5.012% të votave.

Tendencat që përmes votave të kontrabanduara nga Serbia të minohet rezultati i dalur nga vullneti i rreth 839 mijë votuesve brenda dhe jashte Kosovës janë të papranueshme!

NISMA Socialdemokrate do të shfrytëzojë të gjitha mjetet ligjore dhe kushteutese në mbrojtje të vullnetit të qytetarëve të shprehur në zgjedhjet e 06 tetorit 2019!

11/12/2019 14:23

VV-ja ankohet në Gjykatën Supreme, vjen reagimi i NISMA-s