Sporti

Pas Muriqit, një tjetër shqiptar gati të transferohet te Fenerbahce

08/13/2019 18:33
nga:M K

Kolonisë shqiptare të Lazios duket se sezonin e ardhshëm do t’i mungojë një anëtar.

Bëhet fjalë për Riza Durmishin, 25-vjeçarin e krahut të majtë të mbrojtjes, i cili vetëm një vit më parë nënshkroi kontratë 5-vjeçare me bardhekaltrit, pasi i dha fund aventurës me Betis Sevillen.

Sipas portalit turk Fanatik, futbollisti që përfaqëson Danimarkën në rang kombëtaresh do të transferohet te Fenerbahce aty ku do të ketë shok skuadre Muriqin.

Formula e transferimit do të jetë në formë huazimi me të drejtën e blerjes për 4 milionë euro.

Durmishi zhvilloi një sezon për t’u harruar në aspektin personal, pasi i kushtëzuar edhe nga dëmtimet luajti në vetëm 10 ndeshje në Serinë A.

07/23/2018 15:44

Përballje gjigante në raundin e tretë të kualifikimeve për Ligën e Kampionëve