Lajme

Pas ardhjes së mafiozit John Alite e Zharkut, Bajqinovci thotë se Kosova në fushën e biznesit do të ia kalojë gjithë Ballkanit

06/13/2018 17:41
nga:D.I

Gazetari Mefail Bajqinovci përmes llogarisë së tij në Facebook, ka ironizuar duke thënë se me ardhjen e mafiozit John Alite dhe Xhabir Zhakurt, Kosova do të ketë përparime rekord në fushën e biznesit, raporton Gazeta Blic.

Sipas tij me ardhjen e kësaj dysheje, Kosova do ta lë prapa jo vetëm Serbinë, Shqipërinë dhe Kroacinë por gjithë Ballkanin.

“Vetëm tipa të tillë e gjejnë veten në Kosovë a mos po investon “Mercedesi”, ka shkruar ai.

Postimi i plotë i Bajqinovcit:

Pasi që Kosovës ju shtuan dy investitor të njohur John Alite dhe Xhabir Zharku, Kosova do të bëjë përparim rekord në “Doing Business”, do t’i lë mbrapa jo vetëm Serbinë, Shqipërinë dhe Kroacinë por komplet ballkanin.
Vetëm tipa të tillë e gjejnë veten në Kosovë a mos po investon “Mercedesi”

06/21/2018 17:12

Veseli: Marrëveshja me Serbinë nuk do të jetë kompromis i ri