Lajme

Parlamenti Evropian diskuton për heqjen e vizave për Kosovën, kjo është deklarata e Avramopoulos

03/27/2019 21:50
nga:A. R.

Në Parlamentin Evropian u diskutua sonte për procesin e liberalizimit të vizave.

Me këtë rast, Komisioneri për Migrim, Dimitris Avramopoulos ka deklaruar se Kosova meriton të ketë liberalizimin e vizave.

“Më vjen mirë që Parlamenti Evropian po e njeh rëndësinë e lëvizjes së lirë për Kosovën. Kjo nuk ka të bëjë vetëm me të qenit të drejtë (fer), por edhe me pranimin e përpjekjeve të tyre. Ka të bëjë me stabilitetin dhe sigurinë në gjithë rajonin. I gjithë rajoni duhet të ketë perspektivë evropiane”, ka deklaruar Avramopoulos.

“Që nga fillimi i dialogut të liberalizimit të vizave në vitin 2012, Komisioni ka punuar ngushtë me Kosovën për të mbështetur autoritete në përmbushjen e të gjitha standardeve të udhërrëfyesit të vizave. Në raportin përfundimtar të 4 majit 2016, ne pranuam se Kosova kishte ndërmarrë hapa të rëndësishëm drejt regjimit pa viza. Kjo është arsyeja pse propozuam heqjen e aplikimit për viza për popullin e Kosovës, në kuptimin se deri në ditën e miratimit të propozimit nga Parlamenti dhe Këshilli, Kosova do të kishte ratifikuar marrëveshjen e demarkacionit të kufirit me Malin e Zi dhe duke forcuar luftimin e saj kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit. Dy vjet më vonë, më 18 korrik 2018 pas përpjekjeve dhe përparimeve të nevojshme, Komisioni konfirmoi se Kosova kishte përmbushur të gjitha parimet për liberalizimin e vizave, duke përfshirë dy kërkesat e mëparshme”, tha Avramopoulos.

Tutje Avramopoulos tha se janë një numër shtetesh anëtare të cilët kanë shprehur shqetësime rreth rreziqeve të migrimit që paraqesin qytetarët e Kosovës.

“Unë jam i vetëdijshëm për këto shqetësime, Kosova gjithashtu është e vetëdijshme për to dhe po bashkëpunon me disa prej këtyre shteteve dhe është në kontakt të drejtpërdrejtë me këto shtete për të larguar këto rreziqe. Do të vazhdojmë t’i inkurajojmë autoritete e Kosovës që të vazhdojnë. 1) Të zbatojnë të gjitha standardet, 2)Fuqizimi i kornizës së tyre kundër korrupsionit dhe sundimit të ligjit, 3) Vazhdimi i punës për migracionin dhe sigurinë, si dhe për nevojën e komunikimit të qartë me qytetarët lidhur me drejtat dhe detyrimet e tyre sa i përket liberalizimit të vizave”, shtoi tutje ai.

I njëjti tha se Kosova është i vetmi partner i Ballkanit Perëndimor që nuk përfiton nga një marrëveshje e lehtësimit për viza dhe qytetarët e saj janë të vetmit në rajon që kanë nevojë për viza për të udhëtuar në BE.

“Kam thënë shumë herë se liberalizmi vjen me të drejta dhe obligime dhe autoritete Kosovës janë shumë të vetëdijshme për këtë. Ata kanë bërë pjesën e tyre të punës dhe besoj se ata do të vazhdojnë ta bëjnë këtë. Unë mbështetetem tek anëtarët e kësaj dhome për të ndihmuar në inkurajimin e Këshillit që të vijnë së shpejti në tryezën e negociatave dhe të bien dakord për këtë propozim me më shpejtësi. Falënderoj të gjithë që njohin rëndësinë e përparimit në këtë proces. Duke i sjellë kosovarët më afër, ne gjithashtu sigurojmë bashkëpunim më të fortë”, përfundoi ai.

12/04/2019 17:10

Një delegacion i BE-së takohen me Kurtin, interesohen për rrjedhën e bisedimeve me LDK-në