Sporti

Paris SG nuk e lë Mbappen të largohet, gati marrëveshja e re

05/15/2019 19:40
nga:Ideal

Kampionët e Francës, PSG, i kanë ofruar sulmuesit të tyre, kampion bote në fuqi, Kylian Mbappe një kontratë të re, për ta lidhur yllin e skuadrës edhe për shumë vite të tjera.

Sipas “RMC Sport”, palët po negociojnë aktualisht. Marrëveshja aktuale mes Mbappe dhe PSG do të skadojë në qershor të vitit 2022, por parizienët dëshirojnë të gëzojnë shërbimet e sulmuesit edhe për shumë vite të tjera.

Gjatë sezonit aktual, futbollisti 20-vjeçar ka luajtur në 41 ndeshje me PSG, duke shënuar 36 gola dhe asistuar në pasimin e fundit për 17 gola të tjerë.