BLIC.TV

Paralajmërimi i Time Kadrijajt për publikimin e emrit tek ‘veteranët mashtrues’

09/20/2018 20:03
nga:A. R.

Deputetja e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Time Kadrijaj ka thënë se imazhi i saj është denigruar, pas publikimit të emrit të saj në listën e veteranëve mashtrues.

Ajo ka thënë se është e pa pranueshme që emri i saj figuron në këtë aktakuzë, e edhe më e pa pranueshme fakti që emri i saj është publikuar nga mediat me të gjitha të dhënat personale të saj.

Në një intervistë për Gazetën Blic, Kadrijaj nuk e ka mohuar që të ngre padi për të dyja këto elemente.

Edhe për figurimin e emrit të saj në aktakuzë, e edhe për publikimin e të dhënëve të saj personale, duke thënë se nëse bëhen disa individë bashkë, ajo do e qoj përpara këtë çështje.

Kjo ngase ajo konsideron se imazhi i saj është denigruar pas këtyre publikimeve.

“Meqenëse unë nuk jam e vetme, jam luftëtare e vërtet por ka edhe të tjerë, ndoshta u dasht me u marrë në mënyrë të përgjithshme dhe ju individualisht me ngre padi.

Atëherë unë duhet të ngre dy padi, një pse jam në këtë listë kur jam veterane e vertet,dhe e dyta pse në mënyrë publike më kanë fy integritetin tim personal me publikimin e atyre listave.

Momentalisht do presim në ditët në vijim si do rrjedhin gjanat dhe do i bashkohem kërkesës së veteraneve të vërtet, të cilët nuk janë pak”

Intervistën e plotë e gjeni në linkun më poshtë

/GazetaBlic/

05/20/2019 08:02

Mashtrimi i madh me luftën në Siri