Sporti

Paqe në miqësore

10/09/2019 22:47
nga:M K

2-2 ka përfunduar miqësorja mes Gjermanisë dhe Argjentinës e zhvilluar në “Signal Iduna Park”.

Pjesa e parë u mbyll me epërsinë e vendasve, 2-0, derisa ajo e dyta i takoi ameriko-latinëve, shkruan GazetaBlic.

Fillimisht Gnabry realizoi për “Die Manschaft” në minutën e 16’të, para se Havertz ta dyfishoi epërsinë.

Me këtë rezultat u mbyll fraksioni i parë, kurse në të dytin argjentinasit ishin më konkretë.

Alario shënoi në minutën e 66-të për ta ngushtuar epërsinë, para se Ocamps t’i barazoj shifrat në të 85-tën.

Deri në fund nuk pati ndonjë gjë që do t’ia vlente të përmendej, andaj edhe dueli revyal përfundoi në paqe.

/GazetaBlic/

10/09/2019 21:19

Dy gola të shpejtë në duelin Gjermani – Argjentinë