Lajme

Pantina: Bashkëvendasit e mi i besojnë koalicionit 100 % shtet

10/03/2019 12:09
nga:L I

Kandidatja për deputete nga koalicioni AAK – PSD, Shqipe Pantina gjatë tubimit zgjedhorë që ka pasur në vendlindjen e saj ka thënë se bashkëvendasit e saj por edhe qytetarët e tjerë të Kosovës po mbeshtesin projektin 100 për qind shtet për Kosovën, shkruan GazetaBlic.

Sipas Pantinës ky koalicion do të dal fitues në zgjedhjet e së dielës.

“Mikëpritje e ngrohtë në vendlindje. Bashkëvendasit i premtojnë mbështetje të madhe nëkoalicionit AAK PSD 100% Kosovë”, tha Pantina.

Pantina u shpreh mirënjohëse për mbështetje dhe kërkoi mobilizim për dalje në zgjedhje, dhe të votojnë nr 119.