Lajme

Pandeli Majko thur lavde për Arsen Shoshin, shqiptarin që ndau diploma për studentët në Zvicër

11/09/2019 12:34
nga:Gazeta Blic

Ministri i Shtetit për Diasporën Pandeli Majko, ka bërë të ditur se Arsen Shoshi, aktivist i komuniteti shqiptar dhe drejtor për Investime në institucionin e lartë arsimor “Benedict Schule” në Zyrih ka ndarë diplomat e karrierës studentëve të diplomuar zvicerianë.

Majko, ka thënë se Arseni së bashku me vëllain e tij kanë arritur të mirintegrohen në shoqërinë zviceriane, ku për dy dekada menaxhojnë një institucion të lartë arsimor që vepron në 80 shtete të botës.

“Shqiptari iu ndan diplomat studentëve në Zvicër. Arsen Shoshi, aktivist i komuniteti shqiptar dhe drejtor për Investime në institucionin e lartë arsimor “Benedict Schule” në Zyrih ka ndarë diplomat e karrierës studentëve të diplomuar zvicerianë. I larguar nga vendlindja në vitet ’98, së bashku me të vëllanë kanë arritur të mirintegrohen në shoqërinë zviceriane, ku për dy dekada menaxhojnë një institucion të lartë arsimor që vepron në 80 shtete të botës”, ka deklaruar Majko.