Lajme

Pamje të tmerrshme në një market – Punëtorja e këput dorën

04/16/2019 09:19
nga:A. R.

Një rast i rëndë  ka ndodhur në një filialeve të “Ekos Group”, në Mal të Zi.

Një punëtore e marketit ka këputur dorën derisa ishte duke kryer punën e saj.

Në video shihet se punëtorja derisa ishte duke punuar në sektorin e mishit, e këput dorën.

Në ndihmë i del një koleg i saj, derisa gjaku shpërndahet nëpër tokë.

Pronari i Elkos Group, njëherish deputet i Kuvendit të Kosovës nga radhët e LDK-së, Ramiz Kelmendi, ka pranuar se gruaja që e ka këputur dorën është punëtore e kompanisë së tij.

“Është punëtore e Elkos-it në shtetin malazez, nuk është në Kosovë”, ka thënë shkurt Kelmendi.

Kujdes, pamje të rënda