Lajme

Pacolli pas zgjedhjeve në Tuz: Sonte Malësia ka fituar

03/03/2019 21:42
nga:A. R.

Ministri i Punëve të Jashtme të Kosovës, Behgjet Pacolli ka uruar shqiptarët në Mal të Zi. Ai ka shkruar se sonte ka fituar Malësia dhe që shqiptarët janë të bashkuar si kurrë më parë, përcjellë “Gazeta Blic”.

“Sonte Malësia ka fituar! Shqiptarët, të bashkuar si kurrë më parë, kanë votuar koalicionin ”Malësia na bashkon”. Urime të gjithë malësorëve, dhe shqiptarëve kudo! 🇦🇱”, ka shkruar Pacolli në Facebook.

Ndërkohë që ende nuk janë shpallur rezultatet zyrtare preliminare për zgjedhjet e sotme lokale në Tuz, qytetarët shqiptarë kanë nisur në orët e mbrëmjes të kremtojnë fitoren e tyre.

Sipas të dhënave preliminare nga shtabi i koalicionit shqiptar, 80 për qind e zonave malore në Tuz kanë votuar pro shqiptarëve në zgjedhjet e sotme në këtë komunë.

Në ora 20:00 janë mbyllur të gjitha vendvotimet, ku për të parin e Tuzit konkurrojnë pesë parti dhe një koalicion shqiptar.

Të drejtë votimi kishin 11,904 qytetarë, ndërsa fletët e votimit janë shtypur në dy gjuhë.

Sipas të dhënave të fundit të Komisionit Zgjedhor (IOK), deri në ora 18.00 votuan 59.6 për qind e votuesve dhe procesi në përgjithësi ka kaluar i qetë./Gazeta Blic./

 

05/19/2019 08:18

Zgjedhjet e jashtëzakonshme në veri, të gjitha qendrat e votimit janë hapur me kohë