Showtime

“O Allah – O Zot”, reagimi i çmendur i Medës pas golit të Berishës

09/11/2019 20:06
nga:L I

Mbrëmë u zhvillua ndeshja futbollistike mes Anglisë dhe Kosovës e cila përfundoi me rezultat 5-2, shkruan GazetaBlic.

Ishin të shumta figurat publike që kishin udhëtuar drejt stadiumit të Southamptonit, e në mesin e tyre edhe artistë shqiptarë.

Këngëtari Meda dhe Blero Muharremi kishin udhëtuar së bashku drejt Anglisë për të parë nga afër këtë ndeshje, ndërsa më pas ata do të performonin në një nga lokalet në Southampton.

Ka qenë Meda ai i cili ka publikuar video të ndryshme gjatë ndeshjes që po zhvillohej, por njëra nga to është më e veçanta, e që është pikërisht goli i dytë i Valon Berishës.

“O allah, o Zott”, janë fjalët e këngëtarit pas golit të shënuar nga futbollisti.

Shikoni videon: