Lajme

Numri i vendeve në Parlamentin Evropian do të ulet pas Brexit-it

06/13/2018 16:36
nga:M H

Anëtarët e Parlamentit Evropian kanë miratuar një projekt-vendim nga krerët e Bashkimit Evropian (BE) që pas Brexit-it të ulin numrin e vendeve në Parlamentin Evropian nga 751 në 705.

Sipas ndryshimeve, 27 vende të 73 vendeve të Mbretërisë së Bashkuar do të rishpërndahen midis shteteve anëtare për të llogaritur ndryshimet e fundit të popullsisë.

Pjesa e mbetur do të qëndrojë në rezervë në rast të hyrjes së më shumë vendeve në BE. Një plan për t’i përdorur ato për të krijuar një zonë elektorale pan-BE u refuzua nga anëtarët e PE-së në muajin shkurt.

Rezultati i votës u lejon udhëheqësve të japin miratimin përfundimtar të planeve në samitin e këtij muaji. Ai do të përcaktojë përmasat e Asamblesë nga viti 2019 deri në vitin 2024, raporton Anadolu Agency.

Mbretëria e Bashkuar është vendosur të largohet nga BE-ja në muajin mars të vitit 2019, me një marrëveshje përfundimtare ende të pa arritur.

Zgjedhjet e para për PE-në u zhvilluan në vitin 1979 kur kishte nëntë shtete anëtare.

07/18/2018 20:51

Këta janë 9 hapat deri te liberalizimi i vizave