Lajme

Numërohen mbi 95 për qind të votave, ky është rezultati

10/07/2019 02:11
nga:M K

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka numëruar më shumë se 95 për qind të votave, e renditja e partive nuk ka ndryshuar.

Lëvizja Vetëvendosje prin me 25,74 për qind ose 196,440 vota.

Pas saj është Lidhja Demokratike e Kosovës me 25,05 për qind ose 191,174 vota.

Partia Demokratike e Kosovës është e treta me 21,20 për qind ose 161,815 vota.

Koalicioni AAK-PSD ka arritur të marrë 11,59 për qind ose 88,479 vota.

Nisma bashkë me Aleancën Kosova e Re dhe Partinë e Drejtësisë kanë marrë vetëm 4,93 për qind ose 37,601 vota.

10/07/2019 02:16

Lista Serbe prin në të gjitha komunat me shumicë serbe