Lajme

Nuk ka formacion politik nga grupi i pakënaqur i VV

03/13/2018 17:43
nga:Q F

Nuk ka një formacion të ri politik dhe as ndarje nga grupi parlamentar nga të pakënaqurit e Lëvizjes Vetëvendosje.

Kështu ka deklaruar deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Ali Lajçi i cili thotë se çështja e grupit të ri parlamentar është vendim i tyre.

“Nuk kanë kriju ende ndonjë formacion politik dhe as grup paralmentar. Ta shohim se si do të sillen tutje,” është shprehur Lajçi në emisionin FaktPlus me Lirik Sylmetën

Lajçi, largimin e Shpend Ahmetit e ka quajtur jo korrekt dhe të pakuptimtë.

“Nuk ka qenë korrekt sepse është zgjedhë kryetar me këtë fuqi politike sic është Lëvizja Vetëvendosje. Nxjerr komplikime në legjitimitet. Sa e njoh edhe sa merr vesh në politikë ai, mu ka dukë e pakuptimtë,” është shprehur Lajçi.

Përkundër këtyre zhvillimeve brenda VV-së, ai beson se në këtë parti do të ketë prurje të reja si kontraversion i reagimit të këtyre të larguarve.

Fakt Plus në Tribuna ChannelVV kërkon dorëheqjen e Qeverisë, demarkacioni dhe shumë tema të tjera. Flet në studio: Ali Lajçi, deputet i Lëvizja VETËVENDOSJE!

Publié par Gazeta 'Tribuna' sur mardi 13 mars 2018

05/25/2018 13:30

Deklarata e Vetëvendosjes për zgjedhjet e parakohshme, nxit përplasje mes Kurtit e Kuçit të AAK-së