Cool

Nuk është fare rastësi: Pse portokajt shiten në rrjeta të kuqe

06/07/2019 14:07
nga:Natyra

Sigurisht se e keni vërejtur, por nuk keni menduar për atë se portokajt në supermarket gjithmonë shiten në rrjeta të kuqe.

Për dallim prej tyre, limonët janë në rrjetë të bardhë apo të gjelbër.

Arsyeja e paqetimit të tillë fare nuk është e rastit. Në rrjetë të kuqe portokajt duken “më të kuq”, që do të thotë edhe më të dëshiruar, kështu që gjasat janë më të mëdha se do të dëshironi t’i bleni.

Tregtarët shërbehen me marifete edhe kur është në pyetje limoni apo grejpfruti, të cilëve më së shumti u përgjigjet rrejta e bardhë apo e gjelbër.

Nuk është e rastit as se shportat në dyqane janë gjithnjë e më të mëdha. Martin Lindstron, autor i librit i cili merret me truqet e tregtarëve, thotë se në shportat më të mëdha blerësit blejnë 19 për qind më shumë.

Njëra prej mënyrave që ta shtojnë shitjen është edhe marifeti me frigoriferët me qumësht e prodhimet e qumështit, të cilët i vënë në fund të dyqanit, duke shpresuar se blerësve edhe diçka do t’u bjerë në sy” deri sa shkojnë kah gjërat themelore ushqimore, të cilat i blejnë përditë.