Sporti

Notat e lojtarëve, Eibar- Real Madrid

03/04/2017 18:41
nga:A. R.

Navas – 7
I pashqetësuar pothuajse gjatë gjithë takimit, me katërshen përpara tij që e mbrojti mirë dhe e mbajti larg telasheve.

Pepe – 7,5
Shumë i sigurtë dhe solid prapa, pa mos patur asnjë fije hezitimi për të shfaqur vetveten. Bëri disa bllokime të mira gjatë 45 minutave të para.

Ramos – 7
Bëri një bllokim të shkëlqyer për t’i mohuar golin Enrich dhe ishte vendimtar për ekipin në lojën në ajër kur Real Madridi vuajti presionin e vonshëm të kundërsharëve.

Danilo – 7,5
Rikthehet pas shumë kohësh në formacionin e titullarëve dhe bën një ndeshje të shkëlqyer. Një forcë shtesë në sulmet e skuadrës nga krahu i djtathtë dhe solid prapa me disa bllokime të mira ndaj sulmuesëve kundërshtar.

Nacho – 7,5
Shumë solid në aspektin defenziv me anësorin që luftoi për të fituar çdo betejë të mundëshme. Bëri që të mos të ndjehet aspak prezenca e Pedro Leon.

Casemiro – 7
I përfshirë në disa rrëmbime topi në qendër të mesfushës për t’i ofruar skuadrës ekuilibrin dhe mbrojtjen për katërshen prapa.

Modric – 7,5
Lëvizi topin ngado në fushë dhe dukej gjithmonë i lumtur me të në këmbë. Tentoi vazhdimisht të nxirte skuadrën përpara dhe të ndërtonte aksione për bashkëlojtarët.

Asensio – 8
Një krosim i shkëlqyer për të ndërtuar golin hapës të takimit. Vrapoi pambarim për të ndihmuar ekipin dhe ishte efektiv pothuajse në çdo veprim të bërë. Shënoi një gol të merituar në pjesën e dytë.

James – 8
Një krosim i shkëlqyer nga ndërperja për të ndërtuar golin e dytë të Benzemas dhe një përfundim aksioni i mrekullueshëm për të shënuar vet golin e tretë të takimit. Pasime të sakta, lëvizje të mira dhe kontroll loje.

Vazquez – 7,5
Një performancë tipike e anësorit ku në të shumtën e rasteve bëri mirë. Ndihmoi skuadrën prapa dhe u ndërlidh shumë mirë me Danilon në krahun e djathtë.

Benzema – 9*
Lojtari i ndeshjes. Shënoi dy herë në pjesën e parë për t’i treguar skuadrës rrugën që duhej ndjekur dhe ndërtoi golin e James Rodriguez. Lideroi me shembull duke shfaqur vetëbesim dhe uri për të luajtur mirë dhe për t’i bërë të tjerët të luajnë mirë.

ZËVENDËSUESIT:

Isco – 7
Këmbë të freskëta për skuadrën në fazën e fundit të ndeshjes, por nuk kishte shumë impakt në këtë takim.

Kovacic – 7
Një vrapim i shkëlqyer me topin në minutat e fundit të takimit, por nuk mundi të godiste.

Mariano Diaz – 6,5
Vrapoi shumë, por nuk kishte shumë mundësi të krijoje shanse për veten.

Rmadrid Albania

10/09/2019 16:19

Messi: Dëshiroja që Ronaldo të qëndronte në Real Madrid