Sporti

Njoftim tejet i rëndësishëm nga FFK-ja lidhur me biletat e ndeshjes historike, Kosovë – Angli

11/06/2019 14:30
nga:M K

Shtëpia numër një e futbollit kosovar po bën përgatitjet e fundit para ndeshjeve të Nëntorit, e padyshim se çështja kryesore do të jetë ajo lidhur me ndeshjen Kosovë-Angli, që edhe me plotë të drejtë po cilësohet si historike, shkruan GazetaBlic.

FFK-ja, përmes ueb-sajtit zyrtar ka konfirmuar çmimin e biletave dhe orën e saktë se kur do të zhvillohet dueli.

Më poshtë njoftimi nga federata:

“Federata e Futbollit e Kosovës njofton opinionin se biletat për ndeshjen kualifikuese për Euro 2020, Kosovë – Angli, do të dalin në shitje më 12 nëntor, në orën 16:00.
Ndeshja do të zhvillohet, më 17 nëntor, në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë, në orën 18:00″, thuhet në njoftim.

Biletat mund të blihen nëpërmjet platformës online www.tiks.app

Çmimet e biletave janë sikurse në ndeshjet e mëparshme:
Veri dhe Jug 5 euro
Lindje 10 dhe 15 euro
Perëndim 15 euro dhe 20 euro
VIP 80 euro

/GazetaBlic/

11/19/2019 21:19

Vjen reagimi nga MPJ pas akuzave se u dhanë 2 milionë dollarë për njohjen e Kosovës nga Ishujt Maldive