Sporti

Njihuni me Fernando Hierron, ish mbrojtësin e famshëm të Real Madrid i cili u bë trajner i Spanjës

06/13/2018 16:23
nga:Y.K

Fernando Hierro është mbrojtësi legjendar i Real Madirit, pjesë e të cilit klub ishte 14 vjet.

Gjatë kësaj kohë Hierro ka ndërtuar karaterin e një lojtari të fortë, i përmbajtur në emocione dhe lider i shkëlqyer që udhëhoqi klubin e tij drejt tri titujve të Champions League, 5 La Liga.

Hierro ka qenë mbrojtës si gjatë, i ashpër në duele, me instinkt për gola, duke shënuar 102 gola gjatë karrierës së tij në Real Madrid.

Spanjolli është lindur në Velez-Malaga në provincën e Malagës në Spanjë. Ai ishte ndërtuar si lojtar tek Velez-Malaga, ndërsa që ëndërra e tij ishte të luante për ekipin CD Malaga. Në prova tek ky klub, Hierro kishte dështuar dhe trajnerët i kishin thënë se nuk duhet të vazhdojë të merret me futboll, pasi që nuk është sport për te.

Hierro kishte punuar pa ndërprerë atë verë dhe për shkak të fizikut që kishte(188cm), klubi Real Valladolid kishte kërkuar shërbimet e tij. Ai në La Liga pikërishte debutoi me Valladolidin me paraqitje fantastike, që rezultoi me interesim të Real Madrid.

Në vitin 1989, Real Madridi nënshkroi me Hierro dhe që nga ajo kohë spanjolli ishte i pazëvendësueshëm në klubin “mbretëror”. Hierro ishte pjesë e Real Madrid deri në vitin 2003, ku fitoi, në nivel të klubit, të gjithë titujt e mundshëm të futbollit para se të transferohej tek Bolton.

Pasi përfundoi karrierën si futbollist, Hierro në vitin 2007 është emëruar drejtor sportiv në Feferatën Spanjolle të futbollit. Në vitin 2011 ai është kthyer në Malaga si drejtor sportiv dhe ndihmoi që klubi i fëmijërisë të kualifikohet për herë të parë në Champions League nga pozita e katërt. Hierro më pas dha dorëheqje nga pozita e tij pasi cilësoi se kishte kryer punën e tij.

Në vitin 2014, Hierro mori pozitën e asistentit të Carlo Ancelottit tek Real Madridi, pasi Zinedine Zidane mori drejtimin e Real Madrid Castillas.

Hierro në vitin 2017 është përzgjedhur përsëri drejtor sportiv në Federatën e Futbollit Spanjoll.

Julen Lopetegui ishte pjesë e Kombëtarës spanjolle si selektor nga viti 2016, dhe para se të fillonte këtë vit Kupa e Botës, ai deklaroi se kishte nënshkruar kontratë me Real Madridin dhe pas Rusia 2018, kjo pozitë do të jetë e hapur për pasardhësin e tij.

Pas këtij vendimi të Lopeteguit, ai është shkarkuar nga Federata e Futbollit Spanjoll dhe në këtë pozitë është caktuar të udhëheq, Fernando Hierro.

Spanja ndeshjen e parë në Kupën e Botës e zhvillon të premtën ndaj Portugalisë.

06/18/2018 15:15

Trajneri i Spanjës: De Gea do të startojë në ndeshjen kundër Iranit