Cult

Njihuni me disa nga pjesët më të frikshme nga romani “Psycho”, i Ilir Muharremit

03/01/2018 20:04
nga:Q F

Njihuni me disa nga pjesët më të frikshme dhe më të çmendura  nga romani “Psycho”, i Ilir Muharremit

 

1. Jam një partizan që po tenton ta ndriçoj skllavërinë. Jam kanibal, thjesht më pëlqen mishi i njeriut, sidomos mishi juaj i njomë. Më pëlqejnë skllevërit, sepse gjithmonë aty gjej ndonjë zgjidhje përfundimtare, por edhe ata janë të lirë të zgjedhin, veçse ndërmjet forcës dhe butësisë, forca dominon, bushtër. Femrat kanë forcën e djallëzisë, kurse meshkujt janë tejet budallenj sepse i duan femrat.

2. Më parë dua t’i thyej këmbët, prit të marr një çekiç, dhe më trego se cilën këmbë zgjedh zonjë? Ndoshta asnjërën, por të dyja përnjëherë. Ja ta vendos një dërrasë në mes tyre dhe t’i godas në mes shputat e këmbëve. Ashtu, uh zë më të çuditshëm nuk kam dëgjuar zonjë. Tash të mpihen mirë dhe bëhesh një me dhimbjen. Mos e injoro dhimbjen sepse po e injoron të vërtetën. Shtriju në divan ngadalë. Ashtu. E sheh çfarë është t’i bësh lirisë përdorim të çinteresuar. Kështu është e shkruar, unë gjithmonë të jem pushtuesi dhe tjetri skllavi, pastaj viktima. A më fal zonjë? Natyrisht se po, vetëm se kjo falje pastaj shndërrohet në hakmarrje. Shumë keq, tepër keq. M’i fal këto pakujdesia, sepse nuk e di as unë çfarë po bëj. Lirinë nuk e po e shoh si shpërblim, e as festë, e as ndonjë ëmbëlsirë, por torturë e lindur nga vetmia monotone.

3. Së pari dua t’i përvëloj gishtat me thupër ose shufër të metaltë, apo t’i shkoq thonjtë ngadalë. Dua ta mbyllë gojën. Ashtu e tashmë nuk do të dëgjojë njëri. Ma jep dorën e djathtë, mos rezisto bushtër, jo, kot e ke unë jam sot Zoti yt, parajsa dhe ferri. Unë e shkruaj të ardhmen tënde ndërmjet dhimbjes dhe vdekjes. Ti je kurbani im. Ma jep gishtin e vogël, ashtu, ose me thikë ta pres së pari një gisht më mirë. Të thash mos rezisto, e vdekur je, por dua si hiena për së gjalli të pres në copëza të vogla. Kjo është hera e parë e imja sepse viktimat i kam vrarë të gjithë, e pastaj mishin e tyre e kam pjekur. Ta thërras emrin e Zotit, ose kënd ke dëshirë të të shpëtojë, për mos ta presë gishtin. Thirre Zotin po pres unë pesë minuta i ke kohë. Nëse Zoti nuk të ndihmon, gishti yt më takon mua. Po pres. Hajde, ku është Zoti, pse nuk po zbret të të ndihmoj. Ai nuk u kujdes për të birin e la të vdesë nga dhimbja ekstreme. E sheh Zoti nuk po zbret të të ndihmoj, tash gishti të shkon. Uh sa gjak rridhka, të rra të fikët, zonjë, më dëgjon, zonjë. Nuk e planifikuam këtë, menduam ende të bisedojmë, si të flas tash me një person i cili më nuk më dëgjon. Pis e paske bërë edhe divanin. Keq shumë keq. Ta gjej një leckë ta shtrëngoj ta lidh ta ndaloj gjakderdhjen. Ja lecka, tash do ndalojë gjakderdhja. Kujt t’i flas tash? Vetes më mirë.

4. Zonjë, lëvizini? jeni në dhomën time. Mos flisni, vetëm më dëgjoni. Do filloj tash ngadalë t’i nxjerrë organet e brendshme zonjë, dhe në fund kokën të cilën do ta vendos në pjatë të rrethuar nga portokajtë. Pas krejt kësaj do ta bëjë një selfie pranë trupit tënd. Lëkurën do ta heq sepse nuk e pëlqej. E shikon zonjë thelbin, qenka mohim i lirisë dhe duhet t’i bindesh dikujt më të fortë se ti, të pendohesh. Të gjithë jemi nga pak fajtorë, ndoshta edhe demokracia ka faj. Nuk duhet të hakmerremi, sepse të gjithë vdesim të vetmuar. Oh, zonjë, të gjithë në këtë botë japim llogari vetëm në këtë botë. A nuk jemi të bashkuar? Kush mund ta mohojë? Askush. Vdekja jote është sot zonjë. Këto janë çastet e fundit.

5. Ta pres gishtin tjetër? E sheh si të rreh zemra, veç me një paralajmërim të vockël. Njeriu jeton në frikë të tmerrshme nga dhimbjet që i sjellë jeta. Po apo jo? Duroji zonjë, duroji!. Të marr sëpatën e vogël sepse ajo me një goditje ta pret dhe dhimbja është më e lehtë. Ja. Ma jep dorën, mos rezisto sepse për lirinë tënde e vendos unë. Unë sot jam Zoti yt dhe i krejt njerëzve. Shtrije gishtin e mesëm zonjë. Ashtu. Sa bukur shkëputet dhe gjaku derdhet pandërprerë. Prapë i ra të fikët. Ta lidh gishtin ta ndal gjakderdhjen. Mund të humbasë shumë gjak e të vdesë shpejt.

6. Në shekujt e parë të krishterë, dëmtimet ose gjymtimet e gjinjve ishin një torturë e shpeshtë gjatë shekujve të persekutimeve. Scoptsy gjatë flijimeve që bënin, gjymtonin gjinj, buzë vaginash dhe klitorise. Po të njëjtët, në shek. XVIII-të i prinin gjinjtë në copëza, i shpërndanin dhe pastaj i hanin si një lloj mezeje. Kjo do më pëlqente shumë, ta bëjë klitorin meze.

7. Ato që s’kurohen me barna, kurohen me bisturi, ato që s’kurohen me bisturi, kurohen me djegie dhe ato që s’kurohen me djegie, konsiderohen të pashërueshme”. Por, ti s’ke nevojë të kurohesh, duhet ngadalë ta heq tash njërin gji zonjë, do të dhemb pak, por gojën e ke të mbyllur. Do ta pres sikurse dardhën zonjë në mes. Të filloj, mos lëviz, çdo lëvizje më tërbon dhe është e kotë. Qetësohu se e njëjta gjë është si të lëvizësh.

8. Unë po kënaqem teksa po e shoh shkatërrimin ekstrem. Vrasja është bamirëse në këtë rast, sepse viktima shtyhet të shohë veten vërtet siç është, ja heq maskën, zbulon idiotësinë, poshtërinë dhe helmet dalin në dritë. Po ja shtroj pyetje vetes dhe ty zonjë: kjo botë po rrëshqet dhe po vetëvritet në padije, a do lindin njerëz superiorë të cilët do pështyjnë mbi dogmat dhe përveç anashkalimit do asgjësojnë të sëmurët dhe të dobëtit ngaqë botën e kanë helmuar? Ardhmëri për superiorët, vetëm kështu bota zgjidhet nga e keqja zonjë.

9. Tani po fillojmë procesin e prerjes së gjymtyrëve dhe nxjerrjes së organeve. E para gjinjtë zonjë, të provojë thikën a është e mprehtë, por edhe nëse nuk është e mprehtë të dhemb më shumë. Ose të pres fytin, më lehtë të vdesësh menjëherë me pak dhimbje? Si thua për këtë ofertë? Apo t’i nxjerrë zorrët, ose të qaj në mjedis? Cila është më e mira? Ose, kam ende mjete të torturave ato sidomos mesjetare nga të cilat njerëzit rënkonin gjerë në vdekje zonjë. Në dhomën e madhe kam plot, a të sjellë Demin e tunxhtë? A e di si torturohet në të? Demin e tunxhtë e kam ndërtuar me një portë anash që mbyllet me shul, pasi viktimën e fus brenda. Viktima vendoset brenda demit, dhe poshtë vihet flakë, derisa metali bëhet i verdhë, gjë që tregon nxehtësinë e tij. Ndërsa viktima ulërinë. Në këtë rast, ti nga vuajtjet e mëdha, piqesh ngadalë deri në vdekje. Demi ishte disejnuar apostafat për të amplifikuar të ulëriturat e viktimës, duke bërë që të ngjajnë me rënkimet e demit. Të pëlqen kjo torturë? Jo më thua. Ja një torturë tjetër: Tortura e miut, mbi trupin tënd do ta vendos një kafaz me një mi brenda. Mbi kafaz një prush dhe zjarr. Miu, me qëllim për t’i ikur nxehtit të madh, detyrohet të gërmojë në trupin tënd duke të shkaktuar pasoja të rënda. Të pëlqen kjo?

05/18/2018 12:10

Hulumtim: Femrat pikëllohen më shumë për dashurinë e humbur