Sporti

Një tjetër largim i bujshëm nga Llapi, ylli i skuadrës nga “Zahir Pajaziti” merr rrugë drejt Gjilanit

05/30/2019 23:40
nga:M K

Një tjetër futbollist llapjan përfundon te Drita.

Siç mëson Gazetasheshi, kapiteni i Llapit, Hamdi Namani ka arritur marrëveshje me ekipin gjilanas, përcjellë GazetaBlic.

Lojtari ishte në bisedime edhe me Feronikelin, por oferta e Dritës e ka bindur atë që në edicionin e ri të veshë fanellën kaltër e bardh të gjilanasve.

Ka mbetur vetëm zyrtarizimi i marrëveshjes nga Drita, e cila shpejt pritet të dalë me komunikatë zyrtarë.

Namani për disa vite me radhë udhëhoqi mesfushën e Llapit. Ai kishte ofertë për të vazhduar bashkëpunimin me llapjanët, por Drita ishte me e fuqishme në këtë aspekt.

Gjilanasit kanë arritur marrëveshje edhe me Ilir Blakçorin.

10/05/2019 20:52

Pas Llapit, edhe Ferizaji del me një komunikatë zyrtare