Lajme

Një platformë Kosovë – Shqipëri për dialogun, e pamundur

10/31/2019 09:20
nga:B. D

Shteti i Shqipërisë mund të luajë rol konsultativ në dialogun Kosovë – Serbi, por jo edhe duke u përfshirë në mënyrë të drejtpërdrejtë ose tërthorazi në të. Kështu vlerësojnë njohësit e çështjeve politike, të cilët theksojnë se draftimi i një platforme të përbashkët mes Shqipërisë e Kosovës për dialogun me Serbinë sa është i pamundur, është edhe i pavolitshëm për Kosovën.

Krijimi i një platforme të përbashkët mes Kosovës e Shqipërisë për dialogun Kosovë – Serbi mund të jetë i pamundur, por edhe i pavolitshëm për Kosovën. Kështu po vlerësojnë njohësit e çështjeve politike në vend pas deklaratës së ministrit të Jashtëm të Shqipërisë Gent Cakajt, i cili është shprehur se do të ishte e rëndësishme që të dyja shtetet shqiptare të hartojnë një platformë të përbashkët karshi dialogut me Serbinë.

Sipas analistëve, maksimumi që Shqipëria mund të japë në procesin e dialogut mes Kosovës e Serbisë janë këshillat dhe rekomandimet, sepse për Serbinë do të ishte e papranueshme që të diskutojë me një dokument, i cili është përpiluar me kërkesë të të dyjave vendeve shqiptare.

Kësisoj ata theksojnë se Shqipëria përmes diplomacisë së saj do të mundë t’i ndihmonte Kosovës ta forcojë pozicionin e saj në dialogun me Serbinë, por jo edhe të futet si shtet i tretë në këtë proces, direkt ose indirekt.

11/17/2019 23:08

Shqipëri – Francë, notat e futbollistëve