Lajme

Një person nuk lejohet të votojë në Mitrovicë

06/11/2017 11:15
nga:A. R.

Në Komunën e Mitrovicës, një person ka tentuar të votojë duke pasur të veshur një maicë me mbishkrime të një subjekti të caktuar politik.
Policia e Kosovës e ka lejuar të hyjë për të votuar në objektin e shkollës fillore “Anton Zako Çajupi”, personin i cili kishte të veshur maicë me mbishkrime të një subjekti të caktuar politik. Megjithatë, i njëjti është nuk është lejuar të votojë nga drejtoresha e shkollës në fjalë.

IKD, INPO dhe GLPS me përkrahje të Departamentit të Shtetit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, është duke monitoruar aktivitet e institucioneve të drejtësisë dhe sigurisë në ditën e votimit më 11 qershor 2017.

IKD, GLPS dhe INPO ka akredituar 65 monitorues mobil, të cilët do të jenë në lëvizje të vazhdueshme në 38 komunat e Republikës së Kosovës për të raportuar për performancën e institucioneve të drejtësisë për të gjitha rastet eventuale ku mund të rrezikohet kryerja e veprave penale kundër të drejtave të votimit.

06/05/2019 22:35

O shokë, ç’u prish dynjaja