Lajme

NISMËS Socialdemokrate i bashkohen dy figura kyçe të Vetëvendosjes

02/13/2018 15:32
nga:D.I

Sot, NISMËS  Socialdemokrate, ju bashkuan edhe dy anëtarë të rinj, bëhet fjalë për Sekretarin e degës së VV-së në Ferizaj, Dr. Fazli Shabani dhe Sekretari për media i VV-së në Ferizaj, Naim Berisha.

Shabani dhe Berisha nga sot gjithë angazhimin e tyre politik do ta zhvillojnë në NISMËN Socialdemokrate të cilët u shprehen të kënaqur që po i bashkohen subjektit politik NISMA.

Kryetari i degës së NISMËS në Ferizaj, Besnik Berisha, i’u uroj mirëseardhje dy anëtarëve të rinj dhe i falënderoi ata për rreshtimin e tyre në NISMA.

Në prezantimin e dy anëtarëve të rinj ishin edhe anëtarët e Kryesisë Qendrore të NISMA’s, Haxhi Shala dhe Çerkin Dukolli, të cilët uruan Shabanin dhe Berishën për rreshtimin e tyre në NISMËN Socialdemokrate.

08/15/2018 22:54

Ferizaj vazhdon protestën kundër dhunës ndaj grave