Lajme

Ngjarjet e datës 30 tetor

10/30/2019 07:07
nga:B. D

Bëhet prezantimi për strategjinë për Armë të vogla dhe të lehta (AVL). (Ministria e Punëve të Brendshme, ora 09:00)

Mbahet ceremonia e hapjes së edicionit të dytë të Panairit të Edukimit “Studioni në Francë”. (Biblioteka “Pjetër Bogdani”, ora 09:00)

Instituti për Politikë Zhvillimi (INDEP) në partneritet me Ekipin e Kombeve të Bashkuara të Kosovës (UNKT) organizojnë konferencën me temën “Ndotja e ajrit në Kosovë dhe perspektiva e Agjendës 2030”. (Kino “Armata”, ora 10:00)

Publikohet raporti “Analiza Gjinore e Programit Kombëtar për Implementimin e Marrëveshjes mbi Stabilizim Asociimin 2017-2021 dhe 2018-2022”. (Zyrat e Fondacionit Kosovar për Shoqëri Civile – KCSF, ora 10:00)

Mbahet ceremonia e fillimit të projektit “Forcimi i sistemit të drejtësisë në Kosovë”. (Hotel “Sirius”, ora 10:30)

Hapet edicioni i katërt i Festivalit të Gjelbër. (Salla “1 Tetori”, ora 11:00)

11/14/2019 13:26

Varhelyi: Dialogu Kosovë-Serbi të përmbyllet suksesshëm më 2020