Showtime

“New Rules” nga Dua Lipa, në mesin e 100 këngëve më të dëgjuara në historinë e YouTube-s (FOTO/VIDEO)

02/14/2018 17:42
nga:L I

Si fillim publiku u njoh me Dua Lipën kur ajo po ushtronte karrierën si modele. Por, me kalimin e viteve ajo filloi të merrej dhe me muzikë, shkruan GazetaBlic.

Sapo e dëgjon zërin e saj, e kupton se është ai që e bëri këngëtarën që shumë shpejt të depërtojë në muzikë, duke krijuar menjëherë simpatinë jo vetëm të vendit ku ajo jeton, Londrës, por mbarë botës.

Këngëtarja me origjinë shqiptare tashmë është bërë yll i muzikës ‘pop’. Frymëzimi më i madh i këngëtares ishte babai i saj, Dukagjini, i njohur në Kosovë me grupin e tij të muzikës rock, “ODA”.

Një ndër projektet e para kur bota filloi ta njoh Dua Lipën ishte “New Love”, i punuar nga producentët që kanë punuar dhe me këngëtaren e njohur Lana Del Rey.

Pas këtij projekti, ajo lansoi dhe projektet “Be the one”, “Last Dance”, “Blow your mind”, “Hotter than hell”, si dhe “Thinking about you”, kështu dal ngadalë ajo u kthye në një yll të vërtetë në muzikë.

Por, me “New Rules” ajo kaloi çdo limit. Projekt ky me të cilin Dua Lipa arriti të mbledh plot 1 miliard klikime, ku u bë artistja më e re femër e cila theu këtë rekord.

Në mesin e shumë yjeve botërore si Taylor Swift, Justin Bieber, Bruno Mars, John Legend, Ariana Grande , Psy, Jennifer Lopez, është dhe Dua Lipa tashmë me “New Rules”, ku radhitet në mesin e 100 këngëve më të dëgjuara në historinë e YouTube./GazetaBlic

11/11/2018 16:16

Çfarë po ndodh? Bebe Rexha, ‘ura e vetme e miqësisë’ mes Dua Lipës dhe Rita Orës!