Lajme

Nesër mbahet Seanca e Kuvendit, ky është rendi i ditës

03/12/2018 14:42
nga:D.I

Kryesia e Kuvendit ka njoftuar se nesër do mbahet seanca e Kuvendit të Kosovës, me pika të rendit të ditës nga seancat e papërfunduar plenare të mbajtura më 8,9 dhe 1 mars 2018, raporton Gazeta Blic. 

Seanca do të filloj në ora 10:00.

Në Seancën që pritet të mbahet nesër pikë e rendit të ditës nuk do të jetë çështja e demarkacionit.

R e n d i i d i t ë s

I. Pikat e papërfunduara nga Seanca plenare, mbajtur më 8, 9 shkurt dhe 1 mars 2018:

1. Votimi i rekomandimeve të Interpelancës lidhur me Vendimin e Qeverisë së Kosovës nr.04/20 të datës 20.12.2017 për rritjen e pagave të anëtarëve të Kabinetit qeveritar, Vendimin nr. 05/24 i datës 12 janar 2018, për rritjen e pagave për të gjitha kategoritë e të punësuarave që marrin paga nga buxheti i Kosovës, si dhe Vendimi nr. 15/24 i datës 12 janar 2018 për lartësinë e pagesës mujore për familjet në Skemën e Ndihmave Sociale,

2. Debat parlamentar, sipas kërkesës së nënkryetarit të Kuvendit, z. Kujtim Shala dhe gjashtë (6) deputetëve nënshkrues lidhur me Raportin e 100 ditëve të punës të Qeverisë së Republikës të Kosovës,

3. Shqyrtimi i Vendimit të Qeverisë për ratifikimin e anëtarëve të Këshillit Shtetëror të Cilësisë të Agjencisë së Akreditimit,

4. Votimi i Raportit për gjendjen e mjedisit në Kosovë për vitin 2016.

09/20/2018 17:07

Ndërprehet seanca për të vazhduar javën e ardhshme