Sporti

Nëse dështon Pogba, Reali do ta transferojë yllin e Ajaxit

06/26/2019 17:18
nga:M K

Real Madridi nuk ka të ndalur në këtë afat kalimtar.

Pas pesë transferimeve të kryera qysh në muajin qershor, Real Madridi tani ka objektiva të tjerë për të përforcuar ekipin.

Dëshira e madhe e Zinedine Zidane është Paul Pogba, por çmimi i lartë të cilin e kërkon Manchester United, ia bënë të pamundur Realit për të ta transferuar francezin.

Por Los Blancos kanë edhe Planin B, që sipas gazetës Marca është Donny van De Beek i Ajaxit.

Talenti 22-vjeçar ka pasur një sezon për t’u mbajtur mend me ekipin e Ajax dhe ka rënë në syrin e shumë klubeve të mëdha evropiane.

Edhe çmimi i tij në treg është shumë më i ulët sesa i Pogbasë, pasi për Van de Beek, Ajaxi kërkon 60 milionë euro që janë 100 milionë më pak se kërkesa e United.

Van de Beek ka realizuar 17 gola dhe 13 asistime në të gjitha garat me Ajaxin sezonin e shkuar.

06/26/2019 17:53

Zidane paralajmëron Realin, transferojeni Pogban ose do të ketë probleme