Lajme

Nënkryetari i PSD-së thur lavde për Haradinajn, e mirëpret në Kamenicë

07/12/2019 16:01
nga:Blerim Halili

Kryetari i Komunës së Kamenicës, Qëndron Kastrati, i cili vjen nga radhët e PSD-së, ka thënë se e ka pritur me kënaqësi kryeministrin Ramush Haradinaj, i cili hapi sezonën e korrje-shirjeve në këtë komunë, shkruan Gazeta Blic.

Kastrati, përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, përveç që flet për mikpritjen që ia bëri kryeministrit, ai thotë se e ka falënderuar Haradinajn për “kthimin e vëmendjes së qeverisë ndaj Kamenicës”.

Postimi i plotë i Kastratit:

Me kënaqësi të veçantë pritëm në vizitë Kryeministrin e Kosovës Ramush Haradinaj i cili e hapi fushatën nacionale të korrje-shirjeve në Kamenicë.
Kryeministrin e falënderuam për vëmendjen e rikthyer të ekzekutivit nga komuna jonë dhe vullnetin e shprehur për mbështetje të fermerëve tanë.
Qeverisja lokale do të vazhdojë të bashkëpunojë dhe të insistojë në mbështetje nga niveli qendrorë për bujqësinë si një nga sektorët me potencial në komunën tonë./Gazeta Blic