Lajme

Në Zvicër, humb jetën punëtori nga Kosova

06/13/2018 18:01
nga:Gazeta Blic

Të martën në mesditë ka ndodhur një tragjedi në një kantierë ndërtimi në komunën Wilderswil të Zvicrës.

Një mjeshtër nga Kosova (61) është plagosur për vdekje shkruan media zvicerane “JF”. Lajmin e ka konfirmuar edhe policia, e cila ka pranuar thirrje rreth orës 11:30. 61 vjeçari me banim ishte nga Berna.

Sipas njohurive të deritanishme i ndjeri merrej kryesisht me shtruarjen e rrugëve, përcjell albinfo.ch. Gjatë punës së sotme, ai mori plagë vdekjeprurëse nga goditja me një pllakë çeliku.

61 vjeçari nuk u mbijetoi plagëve përkundër ndërhyrjes së shpejtë nga ambulanca dhe skuadrës Rega.

01/24/2019 10:46

Parashikon Syla: Marrëveshja me Serbinë arrihet brenda 6 muajve. Zgjedhjet mbahen në vjeshtë, kjo parti del fituese