Cult

Në Zvicër hapet ekspozita e piktorit Sylë Mujaj

03/11/2018 21:33
nga:D.I

Nesër në Ambasadën e Republikës së Kosovës në Bernë të Zvicrës hapet ekspozita “Mozaiku Artistik” e piktorit Sylë Mujaj, punimet e të cilit janë të realizuara në tablotë e përmasave të mëdha 200X200 cm, me mesazhe dhe kolorit të fuqishëm artistik.

Në punimet e tij, autori ekspozon punën disavjeçare dhe me përkushtim prej filigranisti, për të realizuar konceptin e tij artistik dhe unik.

Ekspozita hapet në orën 18.00 dhe do të qëndrojë e hapur deri më 23 mars në objektet e Ambasadës së Republikës së Kosovës në Bernë.

06/17/2018 22:18

Brazil – Zvicër, ky ishte lojtari më i mirë i ndeshjes