Sporti

Në verë këta super lojtarë do të kushtojnë 0 euro!

10/09/2019 16:35
nga:Lorik J

Vetëm dy muaj pas startit të sezonit 2019/20, disa klube kanë filluar të mendojnë për përforcimet e tyre në merkatot e ardhshme.

Manchester United ka një fillim të tmerrshëm të sezonit dhe është bërë e qartë se Ole Gunnar Solskjaer ka nevojë të madhe për përforcime, përcjell GazetaBlic.

Shpenzimi i shumave të mëdha të parave është parë shpesh si zgjidhja për klubet që kanë një sezon të keq, por kjo gjë mund të ndryshojë verën e ardhshme, kur disa nga super lojtarët do të mbesin pa kontrata dhe mund të transferohen si lojtar të lirë në ndonjë nga klubet e mëdha.

Më poshtë keni 11 lojtarët që mbesin pa kontrata në fund të sezonit 2019-2020.

GK – Gianluigi Buffon (Juventus)

RB – Thomas Meunier (Paris Saint-Germain)

CB – Toby Alderweireld (Tottenham)

CB – Jan Vertonghen (Tottenham)

LB – Aleksandar Kolarov (AS Roma)

CM – Luka Modric (Real Madrid)

CM – Christian Eriksen (Tottenham)

RM – Jose Callejon (Napoli)

CAM – David Silva (Manchester City)

LM – Juan Cuadrado (Juventus)

ST – Edinson Cavani (Paris Saint-Germain)