Lajme

Në Shri Lanka ndalohen mbulimet e fytyrës pas ngjarejs së Pashkëve

04/29/2019 21:25
nga:A. R.

Sri Lanka ka ndaluar mbulesat e fytyrave në publik, pas një sulmi vetëvrasës në të dielën e Pashkëve që vrau të paktën 250 vetë dhe plagosi qindra.

Presidenti Maithruipala Sisirsena tha se po përdorte një ligj emergjent për të vendosur kufizimet nga e hëna.

Çdo veshje e fytyrës që “pengon identifikimin” do të ndalohet për të siguruar sigurinë kombëtare, tha zyra e tij.

Niqab dhe burka, të veshura nga gratë myslimane, nuk ishin emëruar në mënyrë specifike.

Megjithatë, masa është perceptuar si shënjestër e rrobave.

Sri Lanka mbetet në alarm të lartë tetë ditë pas sulmeve islamike që goditën kishat dhe hotelet.

Dhjetëra të dyshuar janë arrestuar, por zyrtarët lokalë paralajmëruan se më shumë militantë mbetën të lirë.

04/30/2019 16:26

Ministri Bytyqi dënon sulmin ndaj mësimdhënëses në Prishtinë