Lajme

Në Parlamentin Evropian, nga 186 vota kundër vizave, 67 janë nga EPP ku është anëtare LDK-ja

09/17/2018 17:40
nga:Gazeta Blic

Lidhja Demokratike e Kosovës ka përmendur më herët se është pjesë e Partive Popullore në Evropë apo Kristian Demokratëve.

LDK madje e përdorë anëtarësimin në EPP, duke thënë se është e vetmja parti në Kosovë që ka qasje në Evropë.

Por, si duket fuqia e saj është e vogël sa i përket ndikimit tek anëtarët e EPP-së.

Kjo shihet qartë në votimin e deputetëve të Parlamentit Evropian për liberalizimin e vizave për Kosovën, që ndodhi para disa ditëve.

Nga 186 vota kundër liberalizimit, 67 prej tyre kanë qenë nga EPP. Këta eurodeputetë të EPP-së vijnë edhe nga vende mike të Kosovës.

Nuk dihet nëse LDK ka tentuar të paktën t’ua dërgojë nga një letër për të kërkuar mbështetje për vizat apo të ketë zhvilluar takime me krerët e EPP-së në mënyrë që mbështetja të jetë më e madhe.

12/06/2019 00:25

Avdullah Hoti: Nëse LDK nuk arrin koalicion me Vetëvendosjen, atëherë ky do të jetë pozicioni ynë si parti