Lajme

Në kulmin e fushatës, i hakohet dhe i mbyllet Facebook-u Rexhep Selimit

10/04/2019 14:28
nga:A. R.

Ish-deputetit të Lëvizjes “Vetëvendosje”, Rexhep Selimi i është mbyllur sërish profili i tij në “Facebook”.

Për të tretën herë radhazi, kandidatit për deputet i sulmohet llogaria në rrjetin kryesor social.

Mësohet se gjatë fushatës disa herë është tentuat t’i mbyllet, mirëpo aktualisht profili nuk është i qasshëm.

Vlen të theksohet se Selimi dy ditë para zgjedhjeve mbetet pa Facebook.

Selimi ka qenë deputet edhe në legjislaturat e kaluara dhe në zgjedhjet e 6 tetorit, ai garon sërish në Listën e Lëvizjes Vetëvendosje, me numër 10.