Lajme

E tmerrshme: Në Kosovë trajtohen vetëm 5 për qind e ujërave të zeza

04/22/2019 07:17
nga:Gazeta Blic

Në Kosovë, sot trajtohen vetëm 5 për qind e ujrave të zeza. Një gjë të tillë e ka pranuar i pari i Ministrisë së Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Fatmir Matoshi.

“Nuk duhet ta mbajmë fshehtë këtë që në Kosovë sot trajtohen vetëm 5 për qind të ujërave të zeza që është jashtëzakonisht pak. Prej tyre që po trajtohen janë pranë liqeneve akumuluese. Gjatë këtij viti, do ta fusim në funksion impiantin e ujërave të zeza në Batllavë, Orllan”, tha Matoshi.

Ministri i këtij dikasteri, ka folur edhe për impiantin në Prishtinë i cili do të trajtonte ujërat e zeza. Thotë se problem për ngecjen e ndërtimit të këtij impianti, është çështja e kolektorëve.

“Impianti parashihet të ndërtohet në Fushë Kosovë, mbulon Prishtinën dhe rrethinën. Jemi duke diskutuar për kolektorët, kjo arrihet vetëm nëse kolektorët lidhen me gjithë Prishtinën. Nëse arrihet të ndërtohet, do të jetë projekti më kapital për Kosovën. Nëse nuk ndodh, fajtor jemi ne sepse kredia për të veç është ratifikuar, pra fondet janë siguruar nga Franca. Për kolektorët po diskutojmë me Gjermaninë dhe Zvicrën”, thotë Matoshi për Koha.net

Ai ka shtuar se edhe në Pejë, janë gati në nisje të ndërtimit të një impianti, e në Prizren, një e tillë është në përfundim. Gjithashtu në Gjilan e Ferizaj, thotë se janë në diskutime për të nisur ndërtimin e tyre.

06/10/2019 19:37

Formacionet zyrtare: Bullgari – Kosovë